I riu shqiptar kapet në Britani të Madhe duke transportuar drogë, dëshmia e tij: Nuk e dija çfarë kishte në bagazh

I riu shqiptar kapet në Britani të Madhe duke transportuar drogë, dëshmia e tij: Nuk e dija çfarë kishte në bagazh

Pjerin Lleshi

Një 20 vjeçar shqiptar i cili kishte mbërritur ilegalisht në Britaninë e Madhe është kapur duke transportuar kanabis me vlerë rreth 42 mijë paund. Pjerin Llezhi është i riu shqiptar që ra në prangat e policisë, ndërkohë që në momentin e ndalimit nga policia ai doli nga makina dhe tentoi t’ja mbathte.

Në bagazhin e makinës së tij ‘Audi’, policët gjetën dy çanta të mëdha ku ishte futur lënda narkotike ‘kanabis’ dhe një telefon Nokia, shkruajnë mediat e huaja

Pjerin Llezhi u dënua me 7 muaj burg nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, ndërsa mësohet se do të lirohet menjëherë pasi e ka kryer dënimin në paraburgim.

Avokati mbrojtës Brian Mark, tha se Pjerin Lleshi ishte paguar nga 300 deri në 400 £ për të drejtuar makinën nga një vendndodhje A në një vendndodhje B pasi shkoi në Mbretërinë e Bashkuar. Ai shtoi: “Ai nuk i pa çantat, nuk e dinte sa kanabis kishte. Nuk e kishte idenë se ishin 9 kilogramë.”

“Ti je shtetas shqiptar dhe ke hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe për të bërë punë legjitime, jo kriminale. Ju po e bënit këtë thjesht për përfitimin e 400 paundëve, që ishte një shumë e konsiderueshme. Dyshoj se keni menduar se ishte gjithashtu e rëndësishme, përndryshe nuk do të kishit marrë rrezikun e transportit të drogës”, ju tha të riut shqiptar gjatë seancës.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 25/11/2022 21:00

    Brezi demokracis tu mush burgjete e EU.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet