Tanush Sefgjini, nga Njësia Administrative Ulëz e Matit, ka deklaruar për Report Tv se banesa e tyre është thuajse e djegur nga zjarri i madh që ka përfshirë kodrat me pyje pisha pranë shtëpisë së tij.
Ai thotë se është e vështirë mbajtja në kontroll e flakëve, pasi pranë banesës ndodhet një pyll me pisha çka favorizon përhapjen e flakëve. Vatra e zjarrit ndodhet vetëm pak metra larg shtëpisë së tij.
"80% jemi të djegur me shtëpi e çfarë kemi. Pranë shtëpisë është një kurorë me pisha dhe zjarri është i vështirë të ndalohet. Është vetëm pak metra larg shtëpisë".
Sefgjini apelon për ndihmë, ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve vështirësohet për shkak të terrenit të thyer, ndërsa e vetmja rrugët mbetet nga ajri me helikopter.
Z.Sefgjini cila është situata e fundit nga zjarri në Ulëz ku edhe rrezikohet banesa juaj?
80% jemi të djegur me shtëpi e çfarë kemi. Pranë shtëpisë është një kurorë me pisha dhe zjarri është i vështirë të ndalohet. Është vetëm pak metra larg shtëpisë.
A ka ardhur ndonjë ndihmë nga shërbimi i emergjencave civile?
Jo, asnjë. Zjarri ka disa ditë. Sot ka ardhur një përfaqësues nga Njësia Administrative Ulëz, por çfarë do bëjë ai. Kemi pak shpresa që të shpëtojmë shtëpinë.
Vetë keni marrë masa për të shmangur djegien e shtëpisë?
Shtëpia mund të përfshihet nga flakët nga momenti në moment, me kova uji nuk përballohet.
Rrezikohen banesa të tjera?
Ka dhe shtëpi të tjera, një prej tyre nuk banohet, ndërsa te tjetra banon një e moshuar.
Terreni është i vështirë?
I vështirë është, pasi ndodhemi në lartësi.
/Shqiptarja.com