Mesditën e kësaj të marte prokuroria e Durrësit në bashkëpunim me drejtorin e policisë ka bllokuar një pasuri me vlerë 2 milionë euro të një 46-vjeçari, i cili ka qenë i dënuar më parë me 12 vite burg për trafik droge. Në përfundim të hetimeve, dyshohet se 46-vjeçari, Saimir Tusha e ka vendosur pasurinë me të ardhurat nga trafiku i drogës. Prokuroria e qytetit bregdetar është shprehur se Sajmir Tusha e ka vënë në sekuestro 25 mijë m2 tokë arë, 10 mijë e 100 m2 pemtore, 9 njësi tregtare, mes tyre edhe një palestër me sipërfaqe totale 580 m2, 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2. Objektet e sekuestruara ndodhen në zonën e plazhit në Durrës dhe në Golem. Ndërsa vlera e tyre monetare përllogaritet rreth 2 milion euro.
Saimir Tusha fillimisht është arrestuar në vitin 2000 në qytetin bregdetar dhe gjykata e Apelit Durrës kishte dhënë vendimin, ku ky shtetas u përball me 12 vite burg. Tusha akuzohej se kishte përfitura vlera të mëdha monetare nga aktiviteti kriminal jashtë Shqipërisë, në disa vende të ndryshme të Europës.
Në vitin 2012 shtetasi, Saimir Tusha u lirua pasi kishte mbaruar denimin e dhënë nga gjykatat vendase. Ndërkohë që hetimet për pasurinë e tij kishin vijuar edhe më tej. Vetëm mesditën e sotme, prokuroria e Durrësit ka arritur në përfundim të hetimeve çka ka çuar në sekuestrimin e pasurisë me vlerë prej 2 milion eurosh.
Janë sekuestruar:
• 25 000 m2 tokë arë;
• 10 100 m2 pemëtore;
• 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2;
• 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.
Në total ato llogariten rreth 2 milion euro.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










