I sekuestruan pallatin 9 kate, për Lul Morinën kallëzim nga policia në maj 2021 për tejkalim të lejes! Prokuroria: Do të bashkohen hetimet

Dy procedime për ndërtim pa leje ndaj shtetasit Julian Morina (Lul Morina). Në maj 2021 policia e ka kallëzuar penalisht në prokurori për tejkalim te lejes së ndërtimit dhënë në vitin 2019 nga Bashkia Tiranë. Këtë procedim prokuroria e Tiranës e ka ende të hapur dhe po vazhdon hetimet, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se procedimi penal për 7-katëshin pa leje do të bashkohet me procedimin e majit të vitit 2021.

Prokuroria e Tiranës: shtetasi Julian Morina në hetim për veprën penale ndërtim i paligjshëm. Prokuroria nënvizon se kompania qeë ka kryer ndërtimet është ‘Xheluks Constuction’ me administrator Julian Morinën. Duke u nisur nga publikimet e ndryshme mediatike në lidhje me ndërtimin pa leje në zonën e Liqenit të Thatë të një pallati 9 katësh, Prokuroria e Tiranës ka nisur procedimin penal kryesisht me akuzën për "Ndërtim i paligjshëm".

Ndërtimi pa leje është konstatuar në maj 20021 në rrugën e Ullishteve, Njesia Administrative nr.13 Tiranë. Dhe nga hetimet ka rezultuar se janë bërë punime shtesë, në ndryshim të projektit të miratuar nga Bashkia Tiranë Ndalur tek pallati i sekuestruar pak dite me pare i konsideruar tërësisht pa leje nga IKMT dhe policia, prokuroria s’ka pasur një referim me herët e pas publikimeve në media të rastit ka nisur hetimet.

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje

Zbatimi i operacionit pas vendimit të Qeverisë nisi me ndërtesën 9-katëshe të biznesmenit, Lul Morina. Pallati 9-katësh, me 2 kate nën tokë dhe 7 të tjerë mbi tokë, ishte ndërtuar pa leje dhe për këtë arsye u sekuestrua nga qeveria. Morinës iu sekuestrua sot pallati 9-katësh në zonën e Liqenit të Thatë, pasi objekti ishte ndërtuar pa leje. Kryeministri Edi Rama tha se ngritja e pallatit të paligjshëm ishte lejuar nga një shef komisariati, duke ngritur dyshime për një ndikim të mundshëm të biznesmenit Morina. Një tjetër shtesë pa leje në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 me 2 është sekuestruar sot në kuadër të vendimit të qeverisë për konfiskimit e ndërtimeve pa leje. Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillar

Vendimi i qeverisë për konfiskimin e ndërtesave pa leje nisi zbatimin nga Tirana dhe do të shtrihet në çdo qytet vetëm për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi, duke përjashtuar ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet. Godina mund të shembet vetëm në rastet kur IKMT vlerëson që nuk përmbush kriteret urbane apo të sigurisë së strukturës.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ela: 14/09/2022 14:12

    U zente syte si ketij ,Lul Morines dhe te ndertueseve te tjere,sepse po u pijne gjakun ketij mileti,dhe kapitalizmi ka rregulla loje dhe ligje.Po keta qe nga Berisha,Rama,Veliaj,Meta dhe kurvaret e tjere ,nuk kane interes te aplikojne cmimin tavan duke llogarit koston dhe fitimin e ndertimit dhe mos ti lene te vene cmime 1800 euro-5000 euro,kuptohet i b ejne per ata qe meren me drog,dhe per te [erfituar vete o nepermjet bakshisheve o nepermjet kleringeve,vdekshin qe te gjithe ,kur se skateroj termeti kete vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë