Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka treguar se gjithmonë është një mbështetës i flaktë i Sali Berishës.

Së fundmi, këngëtari ka publikuar një foto, ku shihet se është i sëmurë me grip, dhe duket se shërim ka gjetur pikërisht nga një imazh i Sali Berishës.

Stresi ka postuar në Instastory një foto, ku tregon se është duke konsumuar çaj me një filxhan të veçantë, ku edhe është printuar imazhi i Berishës me 2 gishta.