I shënoi supergol Interit, Tottenham në sulm për futbollistin e Romës

I shënoi supergol Interit, Tottenham në sulm për futbollistin e Romës

Futbollisti i Romës, Cengiz Under

Cengiz Under po zhvillon një tjetër sezon mbi pritshëritë te Roma dhe këtë e vërtetoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Interit teksa realizoi një gol spektakolar që la të shtangur portierin. 

Prej kohësh 21-vjeçari është në radarët e Arsenal, klubi i cili shpeshherë ka dërguar në Roma skautët për të ndjekur lojtarin e talentuar. Gjithsesi raportimet e fundit e çojnë mëngjarashin turk në një tjetër klub anglez, te Tottenham-i. Sipas “Corriere della Sport”, “spursat” janë gati të ofrojnë 52 mln euro për futbollistin, i cili te Roma ka lënë në hije Patrick Kluivert, i blerë me shumë bujë nga italianët.

Ky burim shton gjithashtu se Roma është e vetëdijshme për paratë që I nevojiten dhe do të pranojë ofertën. Me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i fundit i Under në “Seria A”, pasi në verë pritet të bëjë kalimin në “Premier League”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër