TIRANË-Një person është arrestuar pasi i shkoi në shtëpi një 56-vjeçari dhe e qëlloi me thikë. I plagosuri është 56-vjeçari me inicialet F.L. banues në Kodër Kamëz.
Sipas policisë, 68-vjeçari me inicialet J. V. i shkoi në banesë rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm dhe e plagosi rëndë me thikë të zotin e banesës.
Pas sinjalizimit policia arriti në kohë dhe e arrestoi në flagrancë 68-vjeçarin që akuzohet për “Plagosja të rëndë me dashje" dhe “Prodhim, mbajtja dhe blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

I plagosuri pas ndërhyrjes mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për të sqaruar motivet e ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Komente

