I shkrumbuan makinën, zbardhet dëshmia e 27-vjeçares nga Bilishti: Herën tjetër do më gjeni në ndonjë kanal! As kam vrarë, as kam prerë

I shkrumbuan makinën, zbardhet dëshmia e 27-vjeçares nga Bilishti: Herën tjetër do më gjeni në ndonjë kanal! As kam vrarë, as kam prerë

27-vjeçarja Deizi Arapi akuzon, ish-kryetarin e bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati, i cili është aktualisht deputet i PD-së, se ai fshihet pas zjarrvënies së makinës së saj. Sipas 27-vjeçares, konflikti ka lidhje me pushimin nga puna të së ëmës së saj në bashki, teksa bëri të ditur se ditën e djeshme, e ka ndjekur një person, i cili sipas saj është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbati.

'Ka të bëjë me heqjen e mamasë sime nga puna e hoqi në mënyrë mizore, ajo ishte pastruese. Pata një konflikt me kryetarin Bledion Nallbati që më përplasi derën turive. Që prej asaj kohe u dogj makina ime në 2018.  Jam e sigurt që ai person ka futur një person tjetër që punon në karburantin e tij. Kjo është arsyeja themelore. Personi që ka djegur makinën time punon në karburantin e Bledion Nallbatit dhe shishja e benzinës që është gjetur është marrë nga i njëjti karburant. Policia nuk ka nxjerrë gjë, por këto janë dyshimet e mia. Ka qenë i njëjti person që ka qenë mbrëmë duke më ruajtur, kemi shkëmbyer dy fjalë bashkë, por duket që ka qenë në pritje të parkimit të makinës sime dhe më pas të kryente aktin. I lutem shtetit të verë dorën në zemër, është hera e dytë, herën e tretë besoj do më gjeni kanaleve e sigurt'.- kjo është deklarata e Deizi Arapit, të cilës gjatë natës i dogjën makinën.

Ajo pretendon se i ka me emra dhe me fakte personat që e kanë kryer këtë akt. Gjatë një prononcimi për mediat, e reja nga Korça i bën thirrje shtetit për ndihmë. Ajo thekson se kjo është hera e dytë që i është djegur mjeti.

“I bëj thirrje shtetit shqiptar se është hera e dytë që më djegin makinën, është hera e dytë që ndodh në një interval kohe prej 4 vitesh. Unë jam femër. As kam vrarë, as kam prerë, as kam bërë ndonjë krim që të ngrihem në orën 2 e gjysmë të natës dhe të gjej këtë që shikoni dhe vetë. Ju lutem se jeta ime është në rrezik, nuk mund të fle dot e qetë. Nuk mund të dal dot. Nuk mund të parkoj dot makinën jashtë shtëpisë se do e gjej në këtë gjendje. Unë kam dyshimet e mia se kush ma ka bërë. Kam parë skenën, kam parë personin që më ruante, i kam me emra, i kam me fakte. Personi është treguar neglizhent se ka harruar edhe bidonin e benzinës që e ka hedhur. I kërkoj shtetit që të paktën kësaj radhe të verë dorën në zemër, se kemi familjarë në shtëpi”, shprehet Arapi.


Lajmi kryesor:

I shkrumbuan 'Benzin' para shtëpisë, 27-vjeçarja nga Bilishti akuza deputetit të PD-së: Më ka djegur makinën se jam në konflikt me të! Nallbati: Shpifje


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin