Anija Lissus pjesë e flotës së Rojës Bregdetare Shqiptare në bashkëpunim me Rojen Bregdetare Turke, i ka ardhur në ndihmë  një mjeti të vogël lundrues në rrezik, në të cilin ndodheshin emigrantë .

Përmes një njoftimi, Forca Detare shkruan se ndërhyrja u zhvillua në koordinim të plotë me autoritetet turke, duke respektuar procedurat ndërkombëtare të sigurisë dhe bashkëpunimit detar.

Njoftimi i Forcës Detare:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në bashkëpunim me Rojen Bregdetare Turke, anija Lissus (P-133) mori pjesë në një operacion kërkim-shpëtimi në ujërat territoriale të Turqisë.

Gjatë operacionit, ekuipazhi i anijes Lissus i ka ardhur në ndihmë  një mjeti të vogël lundrues në rezik, në të cilin ndodheshin emigrantë .

Ndërhyrja u zhvillua në koordinim të plotë me autoritetet turke, duke respektuar procedurat ndërkombëtare të sigurisë dhe bashkëpunimit detar.

Ky operacion tregon angazhimin e vazhdueshëm të Forcës Detare për të kontribuar në misionet humanitare dhe për të forcuar bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë detare.