Arrestohet 47-vjeçari Abdyl Çanga i cili është shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar pasi është dënuar për posedim të lëndëve narkotike.
Gjykata e Apelit Shkodër ka njohur vendimin penal të Gjykatës së Qarkut Kiskunhalasa, Hungari, e cila e ka dënuar këtë 47-vjeçarin me 3 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Posedim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Hungarisë.
“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Vihet në pranga 47-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për posedim të lëndëve narkotike. Nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Abdyl Çanga, 47 vjeç, banues në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër.
Për këtë shtetas, Gjykata e Apelit Shkodër ka njohur vendimin penal të Gjykatës së Qarkut Kiskunhalasa, Hungari, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Posedim i lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Hungarisë”, thotë policia.