I shpallur në kërkim prej dy vitesh, pranga 25-vjeçarit në Durrës

I shpallur në kërkim prej dy vitesh, pranga 25-vjeçarit në Durrës

Është arrestuar nga Policia e Durrësit  25 vjeçari Blejdi Axha shpallur në kërkim. Arrestimi i tij u bë në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit" që synon arrestimin shtetasve të shpallur në kërkim.

Blejdi Axha është i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës me 2 vite dhe 2 muaj burg.

Në janar të vitit 2022 nga verifikimet e kryera rezultoi se i riu drejtonte automjete nën efektin e lëndëve narkotike, në momentin e arrestimit atij iu gjet edhe një përforcuese grushti.

Ai u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës me 2 vite dhe 2 muaj për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Blejdi Axha iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Berisha porosi deputetëve: Takoni sa më shumë shqiptarë nga Diaspora me shpenzimet tuaja! Primaret? Do fillojnë shumë shpejt

Berisha porosi deputetëve: Takoni sa më shumë shqiptarë nga Diaspora me shpenzimet tuaja! Primaret? Do fillojnë shumë shpejt