Kristaq Eksarko, ish-futbollist i Partizanit dhe kombëtares shqiptare, ka ndërruar jetë sot në moshën 66-vjeçare. Prej 19 vitesh ishte i paralizuar, ndërsa kohët e fundit vuante edhe nga një sëmundje. Pavarësisht se luftoi shumë, ashtu siç bëri edhe në fushat e Blerta, Eksarko u dorëzua mëngjesin e sotëm, por duke lënë pas një histori që nuk zhbëhet.
Për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar zyrtare të FSHF-së, por edhe tifozë të ekipit të Partizanit, siç është edhe Erion Braçe.
“Lamtumirë kampioni im!
Kristaq Eksarko ishte një yll, do mbetet një yll,
do shkëlqejë nga lart si yll!Kampioni i KUQ që përballoi e theu në jetë çdo sulm kombëtar e ndërkombëtar, u dorëzua sot;
Në dhjetë ditë luajti ndeshjen e jetës, theu sulmin e parë, por ju dorezua të dytit-sot, në zemër, pjesë të së cilës e kish lënë në fushë dhuruar mijëra tifozëve që pëlqyen, duartrokitën fulbollin e tij, shpirtin e vrullshëm, fitoret e tij, titujt;fitove, humbe, u ringrite e fitove përsëri kampion;
një popull i tërë-i kuq, nga brezi i tim eti tek brezi im që të ndoqi në stadium, populli yt taqo,
të është mirënjohës!!Doja shumë të të shihja poshtë shtëpisë, me miqtë e shumtë që nuk të lanë kurrë vetëm, tu bashkohesha dhe unë e të gjithë bashkë të shihnim edhe një herë PARTIZANIN tënd, tonin, në stadium;
Nuk ja dolën, në fakt nuk ja dola unë, ti thjesht prite me shpresë; besova se do jetoje aq sa të mundnim burokracinë e tmerrshme në këtë qytet që është kaq larg njerëzve të pamundur e në nevojë për ajër, levizje, komunikim, mundësi, jetë normale!
Do jetë pengu im, i kërkujt ndër këta që e kanë me nge, janë rehat në botën e tyre me filma e festa, duke harruar njerëz real në nevojat e tyre!
NGUSHELLIME pafund Lindës tënde të jetës, ate që jetën e saj e ndau me ty në gëzim e vështirësi;
Ngushëllime pafund djalit tënd që të dha aq shumë gëzime si baba, si prind;Çdokujt që të njohu, të përkrahu, të mbështeti, bëri tifo për ty e kampionin që ishe!”-shkruan Braçe.
Ngushëllime dhe mirënjohje për ndarjen nga jeta të Eksarko-s shprehu edhe klubi i Partizanit që e kosnideroi një legjendë.
Komente










Ngushellime familjes.Ti rroj djali.Po me shuani 1 kuriozitet a iu dha pensioni special kampionit ashtu sic tha Brace ne fushate apo ishte premtim fushate si gjithmone
PërgjigjuU prefsh në paqe mbrojtës i Partizanit,,Nuk harrohen kurrë lojtar si Taqo,,Dheu i lehtë të qoftë,,,