GJIROKASTER- Një pacient i spitalit "Omer Nishani" në Gjirokastër, ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i dytë i spitalit.
Viktima është Gëzim Malka nga Përmeti i cili prej disa ditësh ndodhej në repartin e kirurgjisë në pritje për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa spitali ia kishte shtyrë operacionin.
Policia dyshon se 63-vjeçari është hedhur vetë nga lartësia në kushte depresioni dhe për pasojë ka gjetur edhe vdekjen.
I shtynë operacionin, s'duronte dhimbjet
Malkaj, kishte disa ditë që ndodhej i shtruar në spital në pritje për t’u operuar pasi vuante nga hernia inguinale por operacioni i tij ishte shtyrë për shkak se vetëm një anestezist ka në të gjithë jugun e vendit.
Familjarët e të ndjerit, mësohet se direkt pas ngjarjes, kanë tërhequr dosjen mjekësore të Malkajt me pretendimin se do t’a bënin problem shkakun që solli vdekjen e njeriut të tyre.
Malkajt i është komunikuar dje se do të hynte në sallën e operacionit mëngjesin e të martës pasi e hëna si ditë pushimi, nuk do të kryheshin operacione të planifikuara.
Vetë viktima ankohej për dhimbje të mëdha në zonën e poshtme në rrëzë të kofshës dhe kërkonte që të ndërhyhej sa më shpejt.
Momentin që vendosi të kryente vetëvrasjen duke u hedhur nga ballkoni i dhomës, ishte kur infermierja e turnit, refuzonte t’i kryente injeksionin pa e paguar paraprakisht me 200 lek.
Sipas dëshmitarëve, Gëzimi ka ngritur zërin disa herë ku ankohej për dhimbje dhe kundër infermieres e cila nuk po i përgjigjej apelit të tij.
Pas një situate shumë të rënduar dhe depresioni të madh mendor, Gëzimi, është shprehur “Unë po shkoj se vetëm kështu do më pushojnë dhimbjet”.
Shokët e dhomës kanë nxituar të ndalojnë aktin e Gëzimit por e kanë pasur të kotë pasi 63 vjeçari, ka kapërcyer kangjellat e hekurta të ballkonit të dhomës ku akomodohej dhe u hodh poshtë me kokë.
Pas kësaj, Policia e Gjirokastrës ka ardhur në vendngjarje, ku ka marrë në pyetje pacientët e dhomës ku akomodohej viktima, si dhe ka marrë në pyetje kirurgët e spitalit.
Sipas grupit hetimor, vdekja ka ardhur si pasojë e hedhjes nga ballkoni me lartësi 13 metra në kushtet e depresionit mendor.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com