Një shqiptar është gjetur i pajetë në një burg në Kretë të Greqisë. Shqiptari ndodhej në qelinë e paraburgimit. Mediat fqinje raportojnë se 54-vjeçari shqiptar ka varur veten me çarçaf. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar, ku sipas mediave, shqiptari ndodhej në burg për shkak se i kishte skaduar leja e qëndrimit në shtetin helen.
/Shqiptarja.com
Për shkak të pasigurisë për të ardhmen e tij, shqiptari duket se ka prerë një pjesë të çarçafit, për ta përdorur që të varte veten, duke i dhënë kështu fund jetës. Situata është përshkruar nga trupa e policisë së komisariatit.
Shqiptari u transportua i vdekur në spitalin e Hanias, ku u krye një hetim policor.
d.gj/ Shqiptarja.com







