Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ndarë detaje (përmes një videoje në rrjetet sociale) nga e shkuara e një protestuesi, i cili shfaqet gjatë tubimit duke dhënë ‘leksione demokracie’.

Por në videon e ndarë nga Balla, shihet se protestuesi në fjalë i quajtur Gëzim, ka qenë më herët pjesë e një investigimi nga një emision investigativ, për ngacmim seksual ndaj të miturve (pedofili).

“Demokracia mbështetet në dy shtylla kryesore. Në liri, se pa liri s’ka demokraci”, thotë Gëzimi nga protesta për mediat.

Ndërkohë në pjesën tjetër të videos së shpërndarë nga Balla, shfaqet pjesa ku Gëzimi dyshohet se ngacmon një gazetare, e cila i është prezantuar si 15-vjeçe.

Gazetarja: Jam 15-vjeç.

Gëzimi: Ça thua mi? Nuk je 17 ti?

Gazetarja: Po.

Gëzimi: Po më mbushen sytë me lot.

Gazetarja: Pse?

Gëzimi: Të ndiej shumë të afërt tani.

Gazetarja: Tani që të thash jam më e vogël?

Gëzimi tund kokën në shenjë pohimi.

Krahas videos së shpërndarë në rrjetet sociale, Balla u bën thirrje qytetarëve që marrin pjesë në protestë që të tregohen të kujdesshëm. “Dëgjojeni, dëgjojeni kush jep leksion demokracie BËNI KUJDES!”, shkruan Balla krahas videos së postuar në rrjetet sociale.

R.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Qershor, 23:52

    Jeni dakord me bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës nga protestuesit?