I tha 'skizofrene', Ervin Salianji fiton ‘betejën’ me Evi Kokalarin, Apeli e shpall të pafajshëm  

I tha 'skizofrene', Ervin Salianji fiton ‘betejën’ me Evi Kokalarin, Apeli e shpall të pafajshëm  

Evi Kokalari dhe Ervin Salianji

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur ditën e sotme deputetin demokrat Ervin Salianji të pafajshëm në ‘betejën’ përballë aktivistes amerikano-shqiptare Evi Kokalari. Apeli rrëzoi sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë që e kishte dënuar Salianjin për fyerje, duke e rrëzuar këtë akuzë dhe shpallur atë të pafajshëm. Salianji ishte dënuar me 50 mijë lekë.

Sakaq, Apeli ka lënë në fuqi edhe vendimin e marrë nga Shkalla e Parë më 25 mars, që e shpalli të pafajshëm për akuzën e ngritur nga Kokalari se kishte shpifur ndaj saj.

Deputeti i Partisë Demokratike gjatë një interviste televizive, e cilësoi Kokalarin si 'skizofrene' dhe njeri pa përfaqësim. Evi Kokalari paditi në SPAK Ervin Salianjin. por GJKKO e ka shpallur të pafajshëm.

‘‘Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot. Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD.’, shprehej Salianji.

 

Vendimi

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim