'Burri i saj i përfshirë në partinë Agimi i Artë', Kokalari: Shpifje! Të hënën dorëzoj padinë në SPAK

'Burri i  saj i përfshirë në partinë Agimi i Artë', Kokalari: Shpifje! Të hënën dorëzoj padinë në SPAK

Evi Kokalari

TIRANË-  Aktivistja e pozicionuar në krah të Sali Berishës, Evi Kokalarit ka paralajmëruar një padi në SPAK për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. E gjitha ka ardhur pas akuzës së deputetit, se bashkëshorti i Kokalarit është i lidhur me Partinë Agimi i Artë.

Kjo sipas Kokalarit është shpifje dhe nuk është gjë tjetër përveçse një degjenerimi i kryesisë aktuale të PD-së.

“Kjo padi ndaj Ervin Salianji do të depozitohet në SPAK ditën e hënë. Ky është niveli i deputetëve në Shqipëri, njerëz që nuk ju bën përshtypje fare kur dalin në TV dhe shpifin pa asnjë problem. Ky është degjenerimi i kryesisë aktuale të PD-se që do marrë fund në 11dhjetor.

“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë (OFENDIM), një që ka gjithë elementët e skizofrenisë (OFENDIM) dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, (OFENDIM) nuk bën dot.

Kokalari është një emigrante e papunë, (SHPIFJE), e vetmja lidhje që shoh është që bashkëshorti i vet i përfshirë në partinë Agimi i Artë (SHPIFJE), i financuar plotësisht nga qarqe antishqiptare (SHPIFJE), po tenton të sjellë njerëz dhe të influencoj edhe në Shqipëri tek njerëz të cilët janë non-grata për të çuar Shqipërine në përplasje me Shtetet e Bashkuara (SHPIFJE). Pra, në çdo element, të mos themi pastaj, që janë njerëz që në kohën e komunizmit kanë pasur mbiemrin Hoxha (SHPIFJE) për ti bërë qejfin, po themi Enverit , në kohën tjetër e ndërrojne (OFENDIM)) dhe mirë që se kanë bërë Berisha, e me një mbiemër të nderuar pastaj të themi. Janë njerëz më shumë se të shpifur (OFENDIM), nuk kanë asnjë kontribut në PD.” – Ervin Saljani”, shkruan Kokalari.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 22/11/2021 17:34

    BRAVO EVIS..NUK DUROHEN DY PALACOT DHE PROSTITUTAT E PD..SALIANJI DHE DUMA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën