Deputeti i PD, Flamur Noka nuk tërhiqet nga termi ‘injorant’ me të cilin iu drejtua Taulant Ballës. Ai tha se Balla është injorant në fushën e ligjeve dhe se kjo nuk përbën një fyerje.
“Është shumë e rëndë që kuvendi drejtohet me sms dhe jo me rregullore. Unë nuk kam fyer askënd dhe atë vërejtje tërhiqe kryetar. Përdora termin injorant që në fjalorin shqip dmth një njeri qe nuk ka dijeni për një cështje të caktuar. Zotëria është injorant në fushën e ligjit dhe do vijoj ta them se nuk është fyerje. Atë që thashë unë pa mikrofon e dëgjuat, dhe ju nuk dëgjuat që ai u tha deptuetëve të opozitës zagarë”, tha Noka.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Seanca maratonë në Kuvend/ PD kërkon heqjen nga rendi i ditës zgjedhjen e Avokatit të Popullit, mazhoranca kundërshton












