I thanë se kishte vdekur! Nëna përqafon për herë të parë pas 42 vitesh, djalin e rrëmbyer që në lindje (VIDEO)

“Të dua shumë,” i tha Jimmy Lippert Thyden nënës së tij në spanjisht ndërsa ata u përqafuan mes lotëve, për herë të parë pas 42 vitesh.

Dyzet e dy vjet më parë, punonjësit e spitalit morën djalin e Maria Angelica Gonzalez nga krahët e saj menjëherë pas lindjes dhe më vonë i thanë se kishte vdekur. Tani, ajo po e takonte atë ballë për ballë në shtëpinë e saj në Valdivia, Kili.

“Të dua shumë,” i tha Jimmy Lippert Thyden nënës së tij, pasi u ribashkua me të pas 42 vitesh.

Udhëtimi i tij për të gjetur familjen që ai nuk e njihte kurrë filloi në prill pasi lexoi lajme për të birësuarit e lindur në Kili, të cilët ishin ribashkuar me të afërmit e tyre të lindjes me ndihmën e një organizate jofitimprurëse kiliane “Nos Buscamos”.

Organizata zbuloi se Thyden kishte lindur para kohe në një spital në Santiago, kryeqyteti i Kilit, dhe ishte vendosur në një inkubator.

Gonzalezit iu tha të largohej nga spitali, por kur ajo u kthye për të marrë fëmijën e saj, asaj iu tha se ai kishte vdekur dhe trupi i tij ishte asgjësuar, sipas dosjes së rastit, të cilën Thyden ia përmblodhi Associated Press.

“Nos Buscamos” vlerëson se dhjetëra mijëra foshnja u morën nga familjet kiliane në vitet 1970 dhe 1980, bazuar në një raport nga Policia e Hetimeve të Kilit, e cila shqyrtoi pasaportat në letër të fëmijëve kilianë që u larguan nga vendi dhe nuk u kthyen më.

“Historia e vërtetë ishte se këta fëmijë u vodhën nga familje të varfra, gra të varfra që nuk e dinin. Ata nuk dinin si të mbroheshin”, tha Constanza del Rio, themelues dhe drejtor dhe Nos Buscamos.

Trafikimi i fëmijëve përkoi me shumë shkelje të tjera të të drejtave të njeriut që ndodhën gjatë sundimit 17-vjeçar të gjeneralit Augusto Pinochet, i cili më 11 shtator 1973, udhëhoqi një grusht shteti kilian për të rrëzuar presidentin marksist Salvador Allende. Gjatë diktaturës, të paktën 3,095 njerëz u vranë, sipas shifrave të qeverisë, dhe dhjetëra mijëra të tjerë u torturuan ose u burgosën për arsye politike.

 

 

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës