I thërret për të raportuar shifrat e të punësuarve, Rama shkarkon dy Drejtorë Rajonalë të Punësimit

I thërret për të raportuar shifrat e të punësuarve, Rama shkarkon dy Drejtorë Rajonalë të Punësimit

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat

Kryeministri Edi Rama ka thirrur në raportim mujor Drejtorët Rajonalë të Punësimit për matur performancën e tyre në Punësimet përmes Zyrave Shtetërore të Punës. 

Burime për Report TV nga mbledhja me dyer të mbyllura në Kryeministri bëjnë me dije se Rama ka mbajtur "premtimin" dhe ka shkarkuar Drejtorin Rajonal të Punësimit në Elbasan, Oltion Kukunja dhe atë të Delvinës, Skënder Qilimi për performancë të dobët dhe mospërmbushje të objektivave të vendosura nga kreu i qeverisë. 

Kështu, Elbasani ka punësuar përmes zyrave vetëm 65 persona që nga 110 që ishte objektivi i punësimit për muajin prill. Me 45 punësime me pak se objektivi. Ndërsa drejtori i Punësimit në Delvinë ishte me vetëm tre punësimë nën objektiv, por Rama nuk e ka falur, duke e shkarkuar nga detyra.   

Kukësi dhe Pogradeci me realizim 200% të objektivit
Ndërkohë Rama ka inkurajuar drejtorët e Kukësit dhe Pogradecin me realizim 200%. Burimet saktësojnë se më herët Rama ka shkarkuar edhe Drejtoren e Degës së Tiranës dhe në mbledhjen e sotme ka thënë se nuk do të tolerojë askënd që është nën objektiv deri në përmbushjen e objektivit vjetor të 25 mijë punësimeve të reja me ndërmjetësimin e Zyrave të Punës të çelura në 61 bashkitë e vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 30/04/2018 19:45

    Po me ke do punesosh njerez me Emin Barcin qe ska lene sharlatane e sharlateneee pa shkolle pa punesuar. Kush i promovon keta monstra, keta ordinere kumarxhinje. Po keshtu i do arben ahmetaj si vetja te gjithe. Zhduke ahmetajn bashke edhe me zarat qe ka bere drjetora, shumica jane pa shkolle fare!!!

    Përgjigju
  • Pog: 30/04/2018 18:36

    Po ca i ka keto genjeshtra realizim ne pogradec 200% kur te zyra e punes ketu jane personat me te paafte per punesim. Ketu deri para nje jave skishte as 5 kerkesa apo 10 vende brenda javes quhen 200%? Prandaj vetem po rrine e regjistrohen te shkretet per pagesen e papunesise se ska pune mor zoteri jo. Mund te verifikoni deri para nje jave vetem 1 kerkese per punetor fonderie ishte dhe aty dhe ska pranuar njeri te shkoje atehere kur u punesuan keto 200 familje qe u hoqen nga skema pra minimumi 400 vende pune???

    Përgjigju
    • nora: 23/05/2018 14:40

      Une kam nje vit qe kerkoj pune e nuk po mundem as per pune, punetore e jo me ekonomiste .Kerkoj ne privat vete dhe kemi shume CV per shqyrtim ,thone e jo me te shpresoj nga Zyra e punes!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë