'I thonë peqe-lepe njëri-tjetrit', Edison Ypi: Çim Peka e nxori Berishën para publikut në pozitën më të turpshme

'I thonë peqe-lepe njëri-tjetrit', Edison Ypi: Çim Peka e nxori Berishën para publikut në pozitën më të turpshme

Sali Berisha dhe Çim Peka

Është normale Doktori ti japi intervistë kujtdo që e fton, edhe Çim Pekës.

Është anormale Çim Peka ta ftojë Doktorin për intervistë. Duke qenë të të njëjtit krah, është veprim autoreferencial. S'është intervistë. Është muhabet. Nuk mund të jetë "intervistë" asgjë televizive gjatë të cilës intervistuesi dhe i intervistuari i thonë peqe-lepe njëri-tjetrit.

Të mos e zbatosh këtë rregull kaq të thjeshtë që është A-ja e komunikimit, që e di çdo student i vitit të parë, që ditën e parë, që në leksionin e parë në fakultetin e gazetarisë, është jashtëzakonisht e dëmshme, është tmerrësisht kontraproduktive. Është gabim trashanik me pasoja katastrofike në elektorat.

Në pak minuta humb, dekurajon, dëshpëron, mijëra simpatizantë dhe zgjedhësa.

Kështu si veproi sonte Çim Peka e nxori Doktorin para publikut në pozitën më të vështirë dhe më të turpshme. Sikur Doktori ka hequr nja katër a pesë brinjë dhe po aq rruaza kurrizore që të përkulet thellë për të bërë seks oral me veten e vet.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar