Paratë e korrupsionit të ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri kalojnë në arkën e shtetit, pazari 30 mijë euro për një vendim, si e liroi vrasësin e dyfishtë Gentian Dodën

Paratë e korrupsionit të ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri kalojnë në arkën e shtetit, pazari 30 mijë euro për një vendim, si e liroi vrasësin e dyfishtë Gentian Dodën

Gentian Doda dhe ish-gjyqtari Shkëlqim Miri

Paratë e ish-gjyqtarit Shkëlqim Miri, i arrestuar dhe dënuar me 2.6 vite burg për korrupsion, kanë kaluar në arkën e shtetit. Krahas procesit penal, SPAK kërkoi edhe konfiskimin e parave të ish-gjyqtarit, që iu gjetën gjatë kontrollit në banesë, duke zbatuar ligjin anti-mafia. Kanë kaluar në llogari të shtetit 175 mijë euro dhe rreth 94 mijë USD para që iu bllokuan gjyqtarit. Lëvizja ka ardhur pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës Speciale të Apelit. Vendimi është zbatuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave.

Shkëlqim Miri u arrestua në nëntor 2017 dhe u dënuan në vitin 2018, pasi u akuzua se kishe marrë 30 mijë euro për të liruar nga burgu të dënuarin për vrasje të dyfishtë, Gentjan Doda. Kushëriri i tij, Kujtim Miri, i cili u akuzua si sekser që i dha paratë Shkëlqim Mirit, u dënua me një vit e 8 muaj heqje lirie.

Gentian Doda ishte dënuar në mungesë me 20 vjet burg për dy vrasje në Burrel në vitin 1997. Doda vrau Gazmir Deden dhe Asllan Gjokën. Doda dhe Dedja kanë qenë pjesë e grupeve rivale në Burrel në vitin 1997 dhe kanë pasur përplasje. Këto përplasje kanë prodhuar 16 viktima mes fiseve. Gentian Doda dhe Gazmir Dedja janë konfliktuar fillimisht verbalisht. Më pas Gentian Doda ka qëlluar me armë zjarri Gazmir Deden duke e plagosur rëndë, ku më pas ka ndërruar jetë. Plumbat kanë kapur aksidentalisht edhe Asllan Gjokën, i cili ka humbur jetën.

Gazmir Dedja është vëllai i Halit Dedes, i njohur si i ‘forti’ i Burrelit, i vrarë në mënyrë mafioze në Tiranë në vitin 2010. Kjo vrasje e bujshme është arkivuar pa autor të identifikuar.

Ndërkaq, pas krimit në vitin 1997, Gentian Doda është larguar jashtë Shqipërisë. Ai është arrestuar në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Pas ekstradimit, Doda kërkoi rivendosjen në afat dhe rishikim të dënimit të dhënë më parë ndaj tij për këtë vepër penale.

Edhe pse kishte vrarë dy persona, Gentian Doda u dënua me vetëm 8 vite nga Gjykata e Matit.

Pas pesë vitesh ai fitoi lirinë, duke u larguar në Angli. Pikërisht për të lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Matit, Doda ka paguar 30 mijë euro tek gjyqtari Shkëlqim Miri në Apel. Gentian Doda u arrestua në Londër në 6 maj të vitit 2019. Dy muaj më pas, Gentian Doda është ekstraduar në Shqipëri, ku tashmë akuzohet edhe për korrupsion.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 31/08/2021 16:02

    Parodi drejtësi në Shqipëri, 30.000 € i kalojn shtetit kurse 3.4 mil € i kalojn kujt përveq pushtetitit të korruptuar…mjerim

    Përgjigju
    • Cadra pistolet: 31/08/2021 17:32

      Lexo mire, dhe jo vetem titujt: “ Kanë kaluar në llogari të shtetit 175 mijë euro dhe rreth 94 mijë USD para që iu bllokuan gjyqtarit.”

  • Leket Mbrapsh: 31/08/2021 16:01

    Sa mire Kjo esht fitore per Shtetin dhe Popullin Ishalla sekuestrojn dhe ato 5Miliard Eurot qe kan gllaberuar nga Ekzekutivi deri deri te me i fundit qe ka mar 1lek rryshfet 1991-2021 Zoti i shef te gjithe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së