Një 23 vjeçar me banim në Tiranë, është arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e dhunës në familje. Olsian Zeraj akuzohet se në rrugën “Vangjel Çeço” ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij H.Zeraj, 53 vjeç, banuese në Tiranë, se dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar e goditur me grushta punonjësin e policisë rendit. Burime zyrtare nga policia thanë se i riu i kërkontë vazhdimidht para së ëmës për të blerë drogë. Por në pamundësi që 53- vjeçarja t’i përgjigjej ekonomikisht, Olsiani e rrihte. E dhunuar, gruaja bëri denoncimin në polici, duke çuar në arrestimin e djalit.
/Shqiptarja.com












