SHKODER - Një ngjarje sa tragjike aq edhe komike ka tronditur qytetin e Shkodrës, teksa “i vdekuri” është ngjallur në funeralin e tij. Duket e pabesueshme, por kjo është historia e vërtetë e 50-vjeçarit Nderim Tuzit nga Shkodra, ku teksa familja kryente ceremoninë mortore ai është shfaqur duke ndërprerë kështu funeralin që po mbahej në shtëpinë e tij.
Ngjarja nis 2 ditë më parë, ku djali i 50-vjeçarit kishte identifikuar në morgun e qytetit një person të aksidentuar, si babanë e tij. Viktima kishte dëmtimeve në fytyrë dhe djali e identifikoi gabimisht si babanë e tij.
AKSIDENTI ME 31 TETOR, NJE 50-VJECAR MBETET I VDEKUR
Më 31 tetor në një nga lagjet e qytetit të Shkodrës pranë stacionit ku rrinë furgonët e Shkodrës ndodhi një aksident, si pasojë e të cilit mbeti i dëmtuar rëndë një 50- vjeçar i cili humbi jetën rrugës për në spital. Policia nuk arriti të bënte identifikimin e tij pasi me vete nuk kishte asnjë mjet identifikimi.
ZHDUKJA E 50-VJECARIT DHE INDENTIFIKIMI I GABUAR NE MORG
Djali i familjes Tuzi, me banim në lagjen “Tre heronjtë”, ishte i shqetësuar, pasi që më datë 31 tetor, babai i tij, ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer. 50-vjeçari Nderim Tuzi ishte nisur mëngjesin e 31 tetorit për në Tiranë ndërsa u kishte thënë familjarëve se do nisej nga stacioni i Bexhistenit në qytetin e Shkodrës. Kjo gjë ka bërë që i biri i 50-vjeçarit të dyshojë se viktima mund të ketë qenë babai, pasi e kishte marrë disa herë në telefon dhe nuk përgjigjej.
Një ditë më vonë, i shqetësuar, djali ka nisur ta kërkojë, madje ka kontaktuar edhe me policinë, pasi kishte dëgjuar për aksidentin e ndodhur pranë stacionit të furgonëve. Në këto kushte, ai ka shkuar në morg për të verifikuar nëse personi i paidentifikuar, i cili ishte përplasur nga makina, ishte babai i tij, apo jo. Madje, bashkë me të kanë shkuar edhe familjarë të tjerë, të cilët kanë këqyrur kufomën, për të cilin kanë ngritur dyshimet se ishte njeriu i tyre. I biri ka deklaruar se viktima është babai i tij duke e identifikuar nga një shenjë në qafë. Ndërkohë që viktima ka qenë e dëmtuar ne pjesën e fytyrës. Por ndërsa i biri e ka identifikuar shoferi i morgut i cili ka qenë mik me 50-vjeçarin Tuzi ka deklaruar se ai nuk është babai i tij. Pasi kanë tërhequr trupin e pajetë, kanë përgatitur ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Pavarësisht kësaj gruaja e 50- vjeçarit herë pas here ka shfaqur shenja dyshimi për identifikimin e viktimës
NGJALLJA E “TE VDEKURIT”
50-vjeçari, duke mos pasur dijeni mbi çka po ndodhte në familjen e tij, pasi ka marrë furnizimin me pjesët motorike ka shkuar tek stacioni i furgonave të Zogut të Zi në kryeqytet dhe në ato momente ka takuar disa miq të tij. Të shtangur, shokët i kanë treguar për ngjarjen duke i thënë se në shtëpinë e tij po përgatitej ceremonia mortore. Nga ana tjetër uniformat blu kanë mbërritur në shtëpinë e Nderim Tuzit dhe e kanë marrë në polici për t'i marrë dëshminë. Më pas e kanë dërguar në spital ku i është nënshtruar analizave të cilat kanë dalë identike me ato që kanë disponuar familjarët. Në ato momente, kur të gjithë të afërmit ishin mbledhur në shtëpi, është shfaqur personi, i cili mendohej i vdekur nga aksidenti. Njerëzit, të cilët nuk u besonin syve, kanë përjetuar frikë dhe gëzim në të njëjtën kohë.
KTHIMI I KUFOMES NE MORG
Pas kësaj ngjarjeje, e cila duket se ka marrë një trajtë tragjiko-komike, familjarët e 50-vjeçarit kanë rikthyer kufomën në morgun e qytetit, duke shpjeguar edhe çfarë kishte ndodhur. Sipas të afërmve brenda familjes ka pasur edhe debate pasi 50- vjeçari është shfaqur i indinjuar pasi të afërmit e tij e kanë ngatërruar me tjetër person.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com