Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë në Greqi, pasi i ka vendosur flakën një një zone pyjore në Anixi të Atikës.
Sipas mediave në vendin fqinj, 50-vjeçari shqiptar u filmua nga kamerat e sigurisë duke i vënë zjarrin barit të thatë dhe mbeturinave pranë zonës së pyllëzuar të premten.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve parandaloi përhapjen e zjarrit në zonën pyjore të Anixi dhe Ekali.
Nga pamjet e siguruara nga Protothema.gr, duket 50-vjeçari i cili ndalon pranë barit të thatë dhe mbeturinave, i vë flakën dhe më pas largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
“Më herët, Departamenti i Zjarrfikësve njoftoi se oficerët e DAEE-së arrestuan një burrë 50-vjeçar shqiptar në Anixi, Atikë, i cili dyshohet se kishte ndezur qëllimisht një zjarr të premten (17/7) në orën 00:33, në bar të thatë dhe mbeturina, pranë një zone pyjore. Zjarri që shpërtheu u shua shpejt dhe rreziku i zgjerimit të tij në zonën pyjore të Anixi dhe Ekali u parandalua, duke mos-krijuar një rrezik shtesë për vendbanimet në zonë. Fajtori u identifikua dhe u arrestua si pjesë e hetimit në vazhdim”, thuhej në njoftimin e Departamentit të Zjarrfikësve.
Komente











