Ameld Merlika i shpallur në kërkim nga policia pas denoncimit të 17-vjeçares nga Fushë Kruja për përdhunim është dorëzuar sot në Sarandë. Report Tv mëson se Merlika ka qenë me pushime në Greqi dhe në momentin që ka mësuar se është shpallur në kërkim është kthyer edhe është vetëdorëzuar.

Me dorëzimin e 17-vjeçarit në kërkim nga grupi vijon që të mbetet vetëm Alket Brata, i cili është personi që dyshohet se hodhi pakon me tritol të shtëpia e 17-vjeçares ditën e djeshme në Fushë Krujë. Ndërkohë që Report Tv mëson se familja e 17-vjeçares është larguar nga banesa ku dje u hodh tritoli, ndërsa tek ajo banon vetëm i ati.

Ndërkohë sot gjykata e Krujës ka dhënë masën e arrestit për katër të arrestuarit. Tre prej tyre janë lënë burg, ndërsa vetëm Leonard Stafa, minoren pasi është 17 vjeç, i hetuar për veprat penale të “Prodhimit dhe Shitjes se Lendes Narkotike” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, është lënë në arrest shtëpie.

Sakaq për tre personat, të cilët gjykata e Krujës vendosi arrest me burg janë: Edison Caca(Çangu), i hetuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”. Fatjon Leka, i hetuar për veprën penale te “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Arbis Shima, i hetuar për kryerjen e veprave penale të  “Prodhim Shitje e Lëndeve narkotike” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Seanca e sotme filloi me vonesë për shkak të mungesës së psikologes pasi njeri nga të arrestuarit është 17 vjeç, minoren.

Të arrestuarit që sot dolën para gjykatës
Edison Çangu 28 vjeç-arrest me burg
Fatjon Leka 25 vjeç-arrest me burg
Leonard Stafa 17 vjeç--arrest shtëpie
Arbis Shima 26 vjeç-arrest me burg

U dorëzua sot në Sarandë
Ameldi Merlika 17 vjeç

Në kërkim
Alket Brata 23 vjeç

Report Tv siguroi dje dëshminë e vajzës dhe dosjen e plotë në prokurori, ku tregohet se si e mitura ra pre e shfrytëzimit seksual nga 6 persona. Në këtë histori janë të përfshirë dhe persona të tjerë të cilët kanë kryer me të marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj, ndërsa e mitura tregon dhe qëllimet e kreut të grupit Alket Brata për ta shfrytëzuar atë në Greqi (lexo ketu).

Banesa e 17-vjeçares