Autori i ngjarjes së një dite më parë Erion Duçka, ka pranuar përpara policisë gjyqësore se i ka vënë lëndën plasëse autobusit të një punonjësi të një agjencie funerale.
28-vjeçari ka pranuar se e ka kryer këtë akt në formë hakmarrjeje ndaj të atit të vet i cili ka qenë punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ka pasur dëmtime të gjymtyrëve në krye të detyrës.
Duke qenë banorë në një lagje drejtuesi i autobusit K.R e shante babin e 28-vjeçarit me fjalë fyese dhe ofenduese për një periudhë të gjatë kohore. Sasia e eksplozivit të vendosur në autobusin ka qenë e vogël dhe sipas hetuesve Duçka e ka kryer këtë krim për të kanosur pronarin e mjetit me të cilin prej disa kohësh mësohet se kanë pasur konflikte.
28-vjeçari është arrestuar ditën e sotme nga policia, 12 orë pasi vendosi tritolin në autobusin e punonjësit të funeralit në rrugën “Arben Minga”.
Policia e Tiranës po heton dhe për mënyrën se si Duçka, ka gjetur lëndën plasëse dhe mekanizmin e krijimit të saj me fitil pasi dyshohet se ai e ka blerë atë tek një grup kriminal që është aktiv në tregtimin e bombave të telekomanduara.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com