LEZHË- Një ngjarje e mundshme kriminale u parandalua në Lezhë, teksa 36-vjeçari Antonio Leka  u kap me një arsenal armësh zjarri, armë të ftohta, vjedhje kamuflazhi e sende të tjera.

Ka qenë vëllai i Antonios, Nik Leka, që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me një jelek anti-plumb. Policia lokale e vlerësoi me shpejtësi këtë informacion, duke rrethuar Antonio Lekën dhe ndaluar në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.

'Do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre' -ka pohuar Leka. Antonio Leka është djali i një oficerje ushtrie, Davë Leka.

Report Tv mëson se nuk përjashtohet se i riu të ketë probleme të shëndetit mendor apo të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike, megjthatë në gjykatë ai do të përballet me akuzat "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Me automatik në dorë dhe qeleshe në kokë, del fotoja e 36-vjeçarit në Lezhë pak minuta para arrestimit

1673300416_antoniolekamearmenelezhemetargembuluar1024x576transformed.jpeg

Report Tv ka siguruar foton e 36-vjeçarit Antonio Leka pak minuta para arrestimit. Ai është parë me automatik në dorë dhe me qeleshe në kokë brenda një servisi makinash në Ishull-Lezhë. 36-vjeçari kishte një arsenal armësh me vete dhe gjatë momentit të arrestimit nuk ka bërë rezistencë. Ai ka deklaruar se ishte nisur për të vrarë politikanët.

Ora 21:01
VIDEO/ Me municion luftarak në makinë për të vrarë politikanët, këto janë pamjet e arrestimit të 36 vjeçarit në Lezhë

 

Policia ka dalë me njoftim zyrtar për arrestimin e 36 vjeçarit, Antonio Leka i cili është kapur me arsenal armësh brenda makinës së tij në Lezhë. Sipas policisë, bëhet me dije se kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar oficerët se 36 vjeçari donte të kryente një krim dhe për këtë arsye ishte armatosur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Ndërkohë policia e ka konsideruar si sekret hetimor motivin e 36 vjeçarit i cili kishte mbushur makinën e tij plot me municione luftarake, duke mos zbuluar detaje mbi objektivin e synuar nga i arrestuari.

Ora 20:35
Kush është Antonio Leka, 36-vjeçari që u kap me arsenal armësh në Lezhë! Djalë i një oficerje të ushtrisë

1673292693_finalprojekt.00135405.Still004.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Antonio Lekës, 36-vjeçarit i cili u arrestua nga policia e Lezhës mbrëmjen e sotme pasi u kap me arsenal armësh dhe i veshur me antiplumb. Antonio Leka është djali i një oficerje ushtrie Davë Leka. Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.

Ora 20:07
U kap me armë gati për qitje në makinë, 36-vjeçari: Isha nisur për të vrarë politikanët e Lezhës

1673294387_Screenshot2.jpg

Antonio Leka, një person nga qyteza e Milotit në Kurbin, i dënuar me parë nga gjykata, për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi në makinën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një arsenal i tërë me armë luftarake.

Ka qenë vëllai i Antonios, që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me një jelek anti-plumb. Policia lokale e vlerësoi me shpejtësi këtë informacion, duke rrethuar Antonio Lekën dhe ndaluar në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit.

Gjatë momentit të arrestimit Antonio Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët.“…do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre…” - ka pohuar Leka, policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me këtë operacion, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që i ndaluari të ketë dhe probleme të shëndetit mendor.