Kapet mashtruesi i pazakontë/ I veshur si polic bëri 'kërdinë' në Kuçovë duke u marrë lekë qytetarëve

Kapet mashtruesi i pazakontë/ I veshur si polic bëri 'kërdinë' në Kuçovë duke u marrë lekë qytetarëve

Ismet Hada i veshur me uniformën e policisë

Mbrëmjen e sotme, një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, gjatë një aksioni nga inspektorët e Komisariatit të Policisë Kuçovë. Bëhet fjalë për Ismet Hadën, i cili është prangosur në flagrancë, i veshur me uniformën e policisë, me të cilën kishte bërë “kërdinë” në qytetin e Kuçovës dhe në fshat. 

Duke u prezantuar si punonjës policie, 43-vjeçari Hada ka mashtruar shumë persona në qytetin e Kuçovës dhe fshatin Lapardha dhe u ka premtuar atyre shërbime kundrejt shpërblimit. Pas kryerjes së veprimeve procedurale nga ana e Komisariatit të Policisë Kuçovë, materialet në ngarkim të tij kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. 

43-vjeçari Ismet Hada, nga fshati Mbrakull, akuzohet për veprat penale “Vjedhje me anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit të punonjësit të policisë”, vepra penale të parashikuara nga Nenet 143/2 dhe 246 te Kodit Penal.

Ismet Hada i veshur me uniformë e policie

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • miri: 12/04/2020 14:22

    shko ne burg tani dhe lexo romanin kamashutra shoku

    Përgjigju
  • Altini: 12/04/2020 13:00

    Gjynah 9 njerez nuk ka cfare te bente ne shpi ka gjetur mundesi per dalur e kaq..edhe se ka mashtruar njerzit..e la bere nga e keqa...por pyetja esht ku i ka gjet uniformen e policise o i ka dhene dikush nga punojsit e policis ose kryetari i kumunes...ngelem la fjale

    Përgjigju
  • beniecenvete: 12/04/2020 10:00

    Shko tani ne burg te besh universitet edhe masterin bashke ,por mos harrosh edhe tatuazhin e Salushit,Lulushit,Monikes.

    Përgjigju
  • XhimiXhoni: 11/04/2020 17:38

    Janë të lezetshëm ata/o që thonë që gjynahqari, i pandehuri dmth, nuk ka kryer vepër penale. Pa pasur parasysh që në artikull është shkruajtur shumë qartë "vepra penale të parashikuara nga Nenet 143/2 dhe 246 te Kodit Penal". Ciao Maria puth puth puth.

    Përgjigju
  • Reno: 10/04/2020 23:07

    Ahahahaahahahehehe

    Përgjigju
    • Arlind: 11/04/2020 01:07

      Ahahahahaha e hegre o shoku polic

  • E majta: 10/04/2020 16:35

    Me injorant se ky dhe me te papergjegjshem jan keta qe thone pse e fusni ne burg verini gjobe. Po sikur dikush te vishej si ju vet dhe te flinte me grate tuaja cfar do thoni. Ky njeri vesh rroben e atyre qe zbatojne ligjin dhe e mbrojne ata eshte krim shum i rende.

    Përgjigju
  • Kajmak Zhura: 10/04/2020 14:36

    Është masë ekstreme,por shqiptari nuk e njeh ligjin, më shumë njeh "Maliqin"

    Përgjigju
  • Refugjati: 10/04/2020 12:07

    Ky nuk eshte krim ketu kane bere krim dhe jane te lire duke filluar nga politikanet me nje gjobe besoj se do ishte me se normale

    Përgjigju
  • vjeshta: 10/04/2020 08:59

    Mistrec!

    Përgjigju
  • Gazi: 10/04/2020 07:10

    Ky ligj duhet te zbatohet vetem per politikanet dhe mjeket qe nuk marrin masa parandaluese!

    Përgjigju
  • ana: 10/04/2020 05:44

    ka ndeshkime tjera dhe jo kaq te renda sepse kjo nuk eshte veper penale dhe askush nuk ka drejte ti heqi lirine tjetrit per kete besoj se nje forme gjobe pak me e e rende ose nje zgjidje tjeter mund te aplikohet

    Përgjigju
    • Sefer Daja: 10/04/2020 10:17

      O ana .Une mendoj se ai dhe te tjere si ai qe kapen duke kryer vepra penale ne kete situate duhet te denohen 2-3 fish me shume se nese e kryejne vepren penale ne kushte normale jetese.

    • Koli: 10/04/2020 06:18

      Ca thu moj te tmashtroj tjetri ne lte menyre po sikur te kish bo vrasje apo naj gjo tjeter, ky do dru te mari vesh ropq*** kokra e fshatarit pabuksi

  • Bingo: 10/04/2020 04:56

    Ah legen legen dhe tani doni te rrjepni njerez.

    Përgjigju
  • Selfie: 10/04/2020 03:16

    Po uniformen ku e’ gjeti ky? Gjithe njerzimi mundohet te ndihmoj kurse ky na doli me i zhgjut.

    Përgjigju
  • Albion: 10/04/2020 00:43

    Po

    Përgjigju
  • Mbylleni ne. Psikiatri tere Jeten....: 09/04/2020 23:23

    Hahahahahaha Budall. njeri......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Serat me kanabis në Berat, Gjykata cakton arrest në burg për 9 persona, arrestohet 6 prej tyre

Serat me kanabis në Berat, Gjykata cakton arrest në burg për 9 persona, arrestohet 6 prej tyre