U dyshua për lëndë plasëse, vlonjatit i shpërthen dushi gjatë natës! I shkatërrohen muret e banesës (VIDEO)

VLORË -. Teksa në fillim u raportua për shpërthim me lëndë plasëse, detaje të reja kanë ndalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Policia bën me dije se shpërthimi në lagjen Kushtrim në Vlorë ka ndodhur nga kabina e dushit. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Ndërkohë në banesë ka patur dëme të mëdha materiale, ku muret e tualetit janë shkatërruar komplet. Pronari i banesës ka rrëfyer edhe të gjithë ngjarjen e ndodhur. Sipas tij, kanë qenë fëmijët që kanë harrua dushin ndezur dhe më pas ka ndodhur shpërthimi rreth orës 03.00.

"Ka shpërthyer kazani i dushit. E lanë fëmijët ndezur ne nuk e pamë. Ka ndodhur rreth orës tre. Policia ka ardhur ka bërë verifikimet. Nuk kam probleme me asnjeri. Ka prishur frigorifer, sobë mure... Fëmijët për fat ishin poshtë. Nuk kemi njerëz të dëmtuar shyqyr zotit. " tha i zoti i shtëpisë.

Dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i dushit në Vlorë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 20/12/2019 13:27

    pune budallejsh dush jashte perdorimit pa rele stakimi

    Përgjigju
  • Gjorm: 20/12/2019 12:56

    Na e kane veshtiresuare jetene efgjitet vlonjate nuk jetohete ne vlore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)