Gregg Casarona, 21-vjeçari me 131 kilogramë prej kohësh vuante faktin se ishte i virgjër dhe nuk kryente dot marrëdhënie seksuale për shkak të mbipeshës së tij.

Mirëpo, kësaj "drame" i erdhi fundi dhe 21-vjeçari e konsideronte veten personin më me fat në botë kur arriti të kryente marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij të tetë.

Por, gjërat nuk shkuan ashtu siç ai i kishte planifikuar pasi vendosën që të dy të flinin bashkë. Herën e parë të tij, ai i përplasi kokën në mur të dashurës gjatë aktit.

incident

"Reagimi im i parë ishte: Unë e vrava. Kjo është hera e parë dhe Xhen është e vdekur", tha 21 vjeçari.

Fatmirësisht, e dashura e tij u mundua ta kapërcente këtë incident duke parë anën qesharake dhe duke i thënë: "Pse ke ndaluar"?

Por, Gregg e shoqëroi të dashurën e tij për në spital, e cila u trajtua për tronditje në kokë. Incidenti ka ndodhur 8 vite më parë, por tani është bërë publik. Që prej atëherë, çifti është ndarë.

(v.gj/shqiptarja.com)