Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë. Fation Xhezairi, përmes mashtrimit i mori 550 mijë lekë një 24-vjeçareje.

Gjithashtu, 41-vjeçari aplikoi dhe mori kredi në emër të saj, në një institucion financiar më 24 shkurt të këtij viti.

Xhezairi rezulton i dënuar më parë për mashtrim.

Njoftimi i policisë

Krujë

I mori një shumë parash, një shtetaseje, nëpëmjet mashtrimit, dhe mori kredi në emër të saj, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

41-vjeçari, i dënuar më parë për mashtrim. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i veprimeve hetimore që u kryen menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, për një rast mashtrimi, kanë  identifikuar autorin e dyshuar. Në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit:  

-F. Xh., 41 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mashtrim.  

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 09.02.2026, i ka marrë 550 000 lekë, nëpëmjet mashtrimit, një shtetaseje 24 vjeçe, banuese në Krujë, dhe më datë 24.02.2026, ka aplikuar dhe ka marrë kredi në emër të saj, në një institucion financiar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.