SHKODER - Një 33 vjeçar i vuri zjarrin një sipërfaqeje toke, me bimë të ulëta, anash aksit “Bushat-Barbullush”, duke rrezikuar përfshirjen nga flakët, të mjeteve që qarkullonin në këtë rrugë, si dhe të sipërfaqeve të mbjella dhe të banesave përreth informoi sot policia e Shkodrës.
Policia arrestoi Ajet Maksutin me banim në Trush të Vau i Dejës ndërsa përsërit apelin për të mos shkaktuar zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht deri me 15 vjet burgim.