Tiranë - Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi këtë të hënë (9 mars) masën 'arrest në burg' për Eljo Lazen, pronar i portalit Priza.al.
Elio Laze u arrestua rreth një muaj më parë me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, pasi një zyrtar i Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, bëri denoncim pranë autoriteteve, se gazetari i bënte shantazh përmes publikimit në kohë të ndryshme të disa lajmeve kundër tij, dhe për t’i fshirë ato, në këmbim, i kërkonte 20 mijë euro.
Sipas hetimeve Laze, i kishte kërkuar fillimisht të paguajë një këst, prej 5 mijë eurosh për të fshirë vetëm njërin shkrim. Por, gjatë kësaj faze, zyrtari me inicialet K.Sh ka bërë denoncim në prokurori, dhe nën mbikëqyrjen e hetuesve, ka bërë dorëzimin e parave, të cilat kanë qenë të regjistruara me numër serie.
37-vjeçari akuzohet për veprën penale, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











