I vuri tritol farmacisë së Tahirit
ekstradohet Baftjar Bruka
Është ekstraduar nga Suedia Baftjar Bruka i cili akuzohet se është një nga bashkëpunëtorët e vejndosjes së tritolit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.
Ekstradohet nga Suedia
Baftjar Bruka, 24 vjeç, i cili akuzohet nga Policia për vendosjen e
tritolit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm tek farmacia e Bashkim Tahirit babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit kanë bërë me dije se ekstradimi i Brukës është bërë mbrëmjen e djeshme nga Interpol Tirana, pasi më datë 25.02.2015 Gjykata e Krimeve të Rënda, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Vepra për qëllime terroriste“, “Krijim të grupit të strukturuar kriminal“, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal“. Me veprat penale të ngarkuara ndaj të riut, parashikohet dënimi maksimal “Burgim i përjetshëm”.
Akuza Baftjar Bruka dyshohet për vendosjen e bombave me komandim në distancë të vendosura më datën 10 shkurt 2015 në Tiranë, tek farmacisa në pronësi të Bashkim Tahirit, si dhe pranë urës “Vasil Shanto”, tek stacioni i autobuzit. Bomba e vendosur në farmacinë e Bashkim Tahirit ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka shpërthyer bomba tjetër e vendosur në stacionin e urbanit, tek ura “Vasil Shanto”. Arrestimi i 24-vjeçarit është bërë i mundur nga autoritetet suedeze, pasi arriti të arratisej nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjeve.
Nipi i Vladimir Gjutës Baftjar Bruka, nipi i Vladimir Gjutës, u largua nga Shqipëria dy ditë pas arrestimeve nga policia të anëtarëve të “Grupit të tritolit”. Përveç Vladimir Gjutës, i arrestuar vetëm 1 muaj pas ngjarjeve të ndodhura më 10 shkurt 2015 nga forcat RENEA në tunelin e Kalimashit, për shpërthimin me tritol vazhdojnë të qëndrojnë nën masën “arrest me burg”, Lumjan Matmuja, Kamber Bruka, Erjon Dule dhe Emirjon Gjuta. Ndërsa pas disa ditë qëndrimi në burg është liruar Ernest Gjuta për mungesë provash që e implikojnë në shpërthimin me tritol. Sipas hetimeve,
Vladimir Gjuta, në bashkëpunim me nipin e tij Baftjar Bruka dhe personat e tjerë të arrestuar, dyshohen se janë pjesë e grupit që vendosi tritolin në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, por edhe pranë vendparkimit të makinës së tij. Baftjar Bruka ishte shpallur gjithashtu në kërkim ndërkombëtar edhe nga autoritetet italiane, ku dyshohet se bashkë me një xhihadist sirian, kishin planifikuar sulme terroriste në qytetin e Venecias.
Kush është Baftjar Bruka I arrestuari Baftjar Bruka, 24 vjeç, ka lindur në Kukës dhe është banues në Tiranë. Ai është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ka precedentë kriminal. Ai është hetuar në vitin 2013 për veprën penale “Vrasje me dashje në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armbajtje pa leje”. Çështje, e cila më pas është pushuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kukës. Bruka dyshohet se është pjesë e “bandës së tritolit” dhe ka qenë personi që ka vendosur lëndën shpërthyese te farmacia e babait të ministrit të Brendshëm.
Bombat Baftjar Bruka dyshohet për vendosjen e bombave me komandim në distancë të vendosura më datën 10 shkurt 2015 në Tiranë
Ai është nipi i
Vladimir Gjutës, që u kap disa muaj më parë në afërsi të tunelit të Kalimashit në Kukës.
Bruka kishte kohë që ishte shpallur në kërkim dhe i fshihej autoriteteve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3451
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U kap me armë pranë selisë së PS ku ndodhej Rama, Prokuroria kërkon 5 vite burg për Vladimir Gjutën
25 Janar 2021, 15:49
-
Akuza të reja për Vladimir Gjutën/ Kafshoi dhe kërcënoi inspektorët në burg
9 Korrik 2020, 17:15
-
Iu afrua me armë selisë së PS ku ndodhej Rama, dy muaj pas arrestimit Vladimir Gjuta përfundon me mbikëqyrjeje të posaçme
14 Prill 2020, 09:44
-
Debati për makinën/ Rama: Nuk është e blinduar, ma solli vëllai, e përdor nga 2009, e certifikuar nga garda
13 Shkurt 2020, 21:16
-
Me rreth 180 mijë euro dhe me armë pranë selisë së PS-së, burg për Vladimir Gjutën: S'doja të vrisja Ramën, kam simpati për të siç kam për George Bush
13 Shkurt 2020, 11:53
-
'Pse nuk bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?' Rovena Voda i përgjigjet PD-së (VIDEO)
12 Shkurt 2020, 21:50
-
PD: 'Lincoln'-in e blinduar që u largua Rama dje nga selia e PS-së e ka vëllai i tij, pse s'e verifikon OFL-ja?
11 Shkurt 2020, 21:04
-
Dje u arrestua pranë PS/ Gjuta ishte liruar më 5 shkurt - prokuroria ndryshoi akuzën, kushëriri i plagosur u tërhoq
11 Shkurt 2020, 15:42
-
Me pistoletë dhe rreth 180 mijë € para selisë së PS, nis hetimi pasuror për Gjutën, i sekuestrohet Audi A8 i blinduar
11 Shkurt 2020, 13:33
-
Si u ndalua Vladimir Gjuta me kapele në kokë pranë një "Exchange", me vete kishte 100 mijë euro, pistoleta i ra në tokë
10 Shkurt 2020, 10:46
-
Gjuta kapet me pistoletë me fishekë në gojë, i maskuar me kapele pranë selisë së PS, pak minuta para mbledhjes /Video
10 Shkurt 2020, 10:06