I zhduket burri, nusja braktis foshnjen 4-muajshe/ Babai i të humburit: Kërcënoi se do të vetëvritej, erdhi krushku e mori

Destan Bushi humbi gjurmët më 7 shtator të një viti më parë, kur bashkëshortja e tij Leonora ishte shtatzanë. 27-vjecari nuk është bërë ende i gjallë, ndërsa në jetë ka ardhur vajza e tij Leandrra. Të enjten e kaluar, në një lidhje me skype, në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV Leonora Bushi u shpreh se nuk do e priste gjatë Destanin, por do shikonte jetën e saj, duke e paralajmëruar publikisht largimin e saj. Ky vendim u ka rënë si bombë dy të moshuarve, të cilët përveç humbjes së djalit vuajnë braktisjen e mbesës 4-muajshe nga nusja e shtëpisë. Këtë lajm e konfirmoi në studio babai i Destanit, Ahmet Bushi, i cili është ende i prekur nga ky veprim i papritur.

Leonora u largua përfundimisht nga shtëpia jonë, sikundër e deklaroi edhe tek ju. Na e la ne vajzën 4-muajshe dhe është larguar ditën e dielë. Ajo na tha se nuk donte të qëndronte më me ne, për sa kohë Destani nuk po bëhej më i gjallë. ’Nuk du të rri këtu pa bashkëshortin’-na komunikoi, ’Do shoh jetën time’-na tha. Ajo kërcënoi se do të vriste vehten. E kam ruajtur gjithë kohës të mos fuste duart në prizën e korentit. I telefonoi babait të saj dhe erdhi ai e mori në orën 2 të drekës, duke lënë foshnjën vetëm

Përvec këtij lajmi, këtë të hënë në emisionin ’Pa Gjurmë’ mbërritën të tjera dëshmi për Destan Bushin, i cili u zhduk në rrethana misterioze nga qytetit i tij i lindjes. Nuk dihet nëse vërtetë i riu nga Bulqiza bën jetën e një endacaku në Fier, por dëshmitarët flasin për të njëjtin person të ngajshëm me 27-vjecarin e humbur, i cili është parë në disa zona të qytetit. Një zotëri pretendon se e ka parë në muajin tetor të vitit të kaluar, ndërsa një zonjë përcolli live informacionin se 27-vjecarin e ka parë ditën e sotme në urën e Mbrostarit në Fier.

Në urën e Mbrostarit e kam parë sot rreth orës 2. Ai po lëvizte I vetëm në këmbë, i pashoqëruar nga askënd. Ka mjaft ngjashmëri me personin që shoh në foto, madje edhe flokët I kishte njësoj. Ai nuk dukej mirë nga ana mendore. Endej rrugës, i palarë, si endacak dukej i veshur me rroba të vjetra

’Pa Gjurmë’ ka nisur të gjitha verifikimet mbi cdo informacion që mbërriti në studio, për të mësuar nëse bëhet fjalë për të njëjtën person të humbur që kërkohet në program. Rrethanat e zhdukjes së të riut mbeten ende të paqarta, pasi në telefonatën e fundit me bashkëshorten i tha se do shkonte tek dentisti, por pak orë më pas është parë duke u larguar me një makinë të zezë me disa personave të panjohur.

Kush ka informacion është i lutur të lidhet me redaksinë e emisionit “ Pa Gjurmë” në 2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698

Në tel: 0444 17 778

si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në adresën tonë në facebook:"https://www.facebook.com/pagjurme/"GjurmëHYPERLINK "https://www.facebook.com/pagjurme/" Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 16: 00 nga hena deri në te premte.

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 01/03/2021 18:36

    Si mund te braktis nena, femijen?...ç'far faj ka ajo femije,qe keta prinder te pa ndergjegjshem e sollen ne jete?.Ligj qe denon prinderit,qe braktisin femijet,ekziston ne shqiperi?.Jepeni nji denim siç duhet,kesaj nene te pandergjegjshme qe te mesojne te tjerat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë