I zhdukur prej katër ditësh, gjendet i mbuluar me dhè në rrugën e Arbrit 43-vjeçari/ Mister vdekja

Një 45 vjeçar i denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij prej 4 ditësh është gjetur i vdekur mesditën e sotme.  Ngjarja është regjistruar në fshatin Shkallë ku po punohet për hapjen e trasesë së rrugës së Arbrit drejt tunelit të Murrizës.

Sipas informacioneve që gazetari i Report Tv ka arritur të sigurojë në terren, viktima është Agim Meta. Mësohet se Meta, pasi kishte përfunduar punën, ishte ndalur në një dyqan ku kishte blerë bombol gazi dhe ishte nisur për në shtëpi. Familjarët si gjithmonë kanë qenë në pritje të Agim Metës, por që fatkeqësisht 45-vjeçari nuk po vinte në shtëpi. Familja ka nisur kërkimet. Dyshohet Meta është shtypur me një nga mjetet e firmës dhe më pas e ka mbuluar me dhè.

Prokuroria e Matit dhe grupi hetimor janë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 22/06/2019 08:50

    Ngushellime familjes, e dhimbshme te vdesesh ne vendin e punes dhe ne kete menyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë