I zhvati 10 mijë euro mësueses, arrestohet Bekimi nga Librazhdi, hetohen dy punonjës të arsimit

I zhvati 10 mijë euro mësueses, arrestohet Bekimi nga Librazhdi, hetohen dy punonjës të arsimit

Një 49-vjeçar nga Librazhdi u arrestua pasi ka mashtruar një mësuese duke i marrë 10 mijë euro me premtimin se do të ushtronte ndikimin e tij që ajo të merrte licencën e mësuesisë. Po ashtu ai do t'i siguronte të drejtë studimi jashtë shtetit djalit të saj.

Sipas një njoftimi të policisë së Shkodrës, që ka vënë në pranga Bekim Allën me banim në Librazhd, shuma monetare është marrë në muajin janar 2018. Mësuesja nga Shkodra me inicialet B.P ka dhënë 6 mijë euro për të marrë provimin e licencës së mësuesisë dhe 4 mijë euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj.

Policia thotë se është proceduar në gjendje të lirë punonjësi i Arsimit në Drejtorinë e Tiranës, me inicialet E.S, tek i cili Bekim Alla kishte ushtruar ndikimin e tij për t'i dhënë licencnën mësueses kundrejt pagesës. E.S do të hetohet për veprën penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike". Bashkë me të për të njëjtën vepër, po hetohet në gjendje të lirë edhe një zyrtar me inicialet B.P.

Operacioni policor ishte i koduar "Premtimi" ndërsa rezulton se i arrestuari është person i dënuar më parë për të njëjtat vepra penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrimi".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'