I zmadhuan gjoksin me fotoshop, deputetja akuzon televizionin australian

I zmadhuan gjoksin me fotoshop, deputetja akuzon televizionin australian

Georgie Purcell

Agjencia australiane e lajmeve “Nine News” është kritikuar ashpër pasi modifikoi imazhin e deputetes së Shtetit Victoria, Australi, duke i zmadhuar gjoksin dhe ekspozuar mesin e saj.

Fotoja e Georgie Purcell u shfaq në “Nine News”, pasi ajo kritikoi refuzimin e Shtetit Victoria, Australi për ndalimin e gjuetisë së rosave.

Purcell postoi imazhet origjinale dhe të ndryshuara në median sociale, duke vënë në dukje se si ishte modifikuar veshja e saj.

“Nine News” kërkoi falje duke fajësuar ‘automatizimin me Photoshop’, raporton BBC.

Purcell, gruaja më e re në parlamentin e shtetit, e zgjedhur në vitin 2022, ka kritikuar shpesh ‘seksualizimin dhe objektivizimin e vazhdueshëm’ me të cilin përballen gratë në politikën australiane.

“Ajo që më ka ndodhur në 24 orët e fundit është diçka që nuk do t’i ndodhte kurrë një politikani mashkull. Kjo nuk është një mënyrë për të përfaqësuar asnjë grua, e lëre më një grua që mban një pozicion në poste publike”, tha kryeministrja e Shtetit Victoria, Jacinta Allan, e cila gjithashtu është shfaqur në një gazetë, në mënyrë kontroverse e zhveshur në një karikaturë vitin e kaluar.

Shefi i “Nine News Melbourne”, Hugh Nailon i kërkoi falje Purcell për “gabimin grafik”.

“Siç është praktikë e zakonshme, imazhi u ndryshua për t’iu përshtatur specifikave tona. Gjatë atij procesi, ‘automatizimi me Photoshop’ krijoi një imazh që nuk ishte në përputhje me origjinalin. Çdo ndryshim në këtë imazh do të kishte kërkuar ndërhyrje dhe miratim njerëzor”, tha zëdhënësi i “Adobe”, kompania që prodhon “Photoshop”.

Purcell, e cila ka folur më herët për punën e saj si striptiste për të mbështetur studimet në drejtësi, ka qenë prej kohësh objektiv i abuzimit seksist.

Vitet e fundit, politika australiane është përballur me atë që gratë thonë se është një kulturë seksiste mbizotëruese.

Një raport historik në vitin 2021, i nxitur nga një përdhunim i dyshuar brenda Shtëpisë së Parlamentit të Australisë, zbuloi se një e treta e punonjësve në parlamentin federal ishin ngacmuar seksualisht.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?