'Ia arritëm ditës së madhe', ministrja e Drejtësisë takim me zv.ambasadoren amerikane para krijimit të KLP dhe KLGJ

'Ia arritëm ditës së madhe', ministrja e Drejtësisë takim me zv.ambasadoren amerikane para krijimit të KLP dhe KLGJ

Takimi mes ministres Etilda Gjonaj dhe zv.ambasadores Amerikane

Në prag të ngritjes së dy institucioneve të reja të drejtësisë, siç janë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, zv.ambasadorja amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka zhvilluar një takim me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë është diskutuar pikërisht për ngritjen e institucioneve te reja të drejtësisë. Në një postim në rrjetin social Twitter Ambasada Amerikane shprehet se pret me padurim ngritjen e këtyre institucione të rëndësishme, në mënyrë që shqiptarët në fund të kenë sistemin e drejtësisë që meritojnë.

Në të njëjtin rrjet ka reaguar edhe ministrja Gjonaj, e cila falenderuar partnerët për mbështetjen e dhënë.

“Ju jam mirënjohëse partnerëve dhe bashkëpunëtorëve që ja arritëm ditës së madhe të ngritjes të institucioneve te qeverisjes të sistemit të drejtësisë. Në dy ditët e ardhshme fjalën e kanë gjyqtarët dhe prokurorët për të treguar integritetin e tyre në përzgjedhjen e më të mirëve”, shkruan ministrja Gjonaj.

Postimi i ministres Etilda Gjonaj në Twitter

Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, KLP dhe KLGJ vjen pas përfundimit të procesit të vettingut për listën prioritare të gjykatësve dhe prokurorëve. (SHIKO KËTU)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja