‘Vjehrra falsifikoi firmën dhe e birësoi në Janinë’/ Nëna 27-vite në kërkim të vajzës, ‘Pa Gjurmë’ zbulon dëshmitaren që di të vërtetën

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Pa Gjurmë” u prezantua rasti i Lejmone Jahajt, e cila prej 27 vitesh është në kërkim të vajzës së saj. Historia daton që në vitin 1991 kur ajo dërgoi në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë vajzën e saj, Matilda (nga martesa e parë) për shkak të problemeve dhe keqtrajtimit nga vjehrra.

Sot 50 vjeçarja tregon se vajzën e ka birësuar në vitin 1992 një familje nga Janina, ndërsa pas kësaj historie dhe falsifikimit të dokumenteve qëndron vjehrra e saj. Ajo ka një makth që e përndjek, ta shoh Matildën që lindi ditën e 11 janarit të vitit 1988.

Ajo nuk dëshironte ta braktiste vajzën, por askush nuk i zgjati dorën për t’u kujdesur për të, madje as që ta mbante gjatë kohës kur ajo nuk kishte asnjë rrugëzgjidhje. Lejmone Jahaj nuk dëshiron t’ua rrëmbejë dashurinë e familjes që e ka rritur, por vetëm t’i kërkoj falje, një falje të hyjnore për të bijën nga e ëma.

 Gjatë emisionit Lejmone tregoi momentin kur mësoi të vërtetën e hidhur, që vajzën e kishin dhënë për birësim, ndërsa shokohet akoma më shumë kur mëson se pas këtij vendimi fshihej vjehrra e saj.

Vajza ishte e sëmurë, i binte të fikët, u detyrova ta çoja në spital se nuk kisha rrugë zgjidhje tjetër dhe e dërgova në brefotrof. Drejtoresha më tha se përse do të lësh? Ndërkohë që kisha sjellë në jetë vajzën Evën dhe djalin Nezirin. Drejtoresha më tha se nuk  mbajmë fëmijë me nënë dhe me babë.

Vajzën e lashë aty, kur iku nuk pushoi së qari. Vajta pas disa muajsh për të marrë vajzën Matildën. Kur na panë, infermierja tha ‘’erdhi nëna e Matildës’, u thash kam ardhur që të marr vajzën. Më thanë e para mblidh mendjen dhe e dyta më thanë vajza jote luan me florinj. Kunati më tha çfarë ke, i thash ‘ka vdekur vajza’. Vajza ishte birësuar dhe mua nuk më tregonin asgjë.

Nga Shtëpia e Fëmijës në 1991, drejtoresha kishte dërguar shumë telegrame, por asnjëri nuk erdhi në dorën time. Drejtoresha më tha që është birësuar në Janinë. Më dilte shpesh herë në ëndërr dhe më tha ‘Mami mos ke merak’. Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës në Vlorë, Hajmalia në 1997 më dha adresën, numrin e telefonit.

Foli kunati, ai foli shqip, debatuan dhe folëm me mirëkuptim, vajza tashmë quhej Maria nga Matilda. Kur i tha fol me mamin, ajo u acarua. Vajza e madhe Eva më tha ta marrim edhe njëherë. I thash të lutëm nuk do mbyllësh telefonin, por e mbylli. Në Janinë nuk kam shkuar, nuk i kam takuar këta njerëz.

Nuk e kam lënë asnjëherë pa kujtuar dhe pa qarë, edhe sot krevatin e saj e ruaj atje. Hallet e asaj, e kam puthur në shollin e këmbën për të fundit herë. Ka qarë shumë se donte të vinte me mua. Tani vajza është 30-vjeçe, në 11 janar mbush 31-vjeçe. Vajza nuk qëndroi as tetë muaj atje, nuk e lashë të birësohej, por të operohej se kishte një problem në hundë.

Nuk kam firmosur për birësimin e vajzës sime. Ka qenë një person tjetër që ka firmosur në emrin tim vjehrra. Nuk e di nëse drejtoresha më ka mashtruar. Mua më kanë bërë të çmendur kur kanë birësuar fëmijën. Drejtoresha më tha se thonë se është në Mesaplik.

Lejmone Jahaj

Vëllai i Matildës, Neziri bën apel për këdo që ka informacion që të ndihmojë. ‘Nëse dikush ka informacion kërkojmë që të na ndihmonte, nëna ta njihte, por edhe ne’.Ndërkohë që një dëshmitare tregoi në emisionin ‘Pa Gjurmë’ se e njeh vajzën dhe e di ku ndodhet, por kërkon që të mos publikohet identiteti i saj.

Unë historinë e saj e di. Ajo nuk e ka braktisur Matildën, por e la aty për të qenë e sigurt, por ia morën. Vajzën Lejmones ia kanë birësuar, ajo i përgatiti dokumentet. Emrin nga Matilda ia ndryshuan dhe i kanë bërë gjithçka që të mos e gjente. Unë e kam parë, e di se ku ndodhet, është kopja e nënës së saj

Dëshmitarja

Nesër emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv do të vijojë që të trajtojë sërish këtë çështje. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur