Nipi ia bëri dhuratë portretin për 85-vjetorin dhe fitoi konkursin, gjyshja Terezë heroinë e 13 fëmijëve e 28 nipërve e mbesave: Gjë më të bukur s'ka!

TIRANË- Në 85-vjetorin e ditës së lindjes, Mario zgjodhi që t’i realizonte një portret gjyshes së tij Terezës, e më këtë jo vetëm e gëzoi atë vetë, por edhe rrëmbeu edhe zemrat e publikut duke e bërë fitues të çmimit të parë në konkursin e Ministrisë së Arsimit. Një portret, i cili ndërthur talentin, traditën dhe dashurinë ndaj gjyshes, e jo më kot fitoi çmimin e parë të konkursit për 28-29 nëntor.

Gjyshja së bashku me nipin, Mario u ftuan nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila tha se meriton një falënderim të veçantë.

“Kjo ka qenë një nga pikturat që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe tërhoqi zemrat e publikut, se ndërthur edhe talentin, edhe traditën, por edhe dashurinë për gjyshen dhe kjo e treta është shumë e bukur, dhe Mario nuk meriton jo vetëm çmim të patë, po edhe një falënderim”, tha Kushi.

E pyetur për ndjesitë që ka përjetuar kur nipi ia ka prezantuar këtë portret, ajo e përshkroi me një fjali.

“Nuk ka dhuratë më të bukur”, tha ajo.

Kjo gjyshe është një heroinë , portreti i së cilës e shpreh më së miri këtë. Ajo është nënë e 13 fëmijëve dhe ka plot 28 nipër dhe mbesa.

Ky konkurs "Shqipëria Ime 2022" u bë me qëllim promovimin më të veçantë Shqipërisë sonë të bukur në muajin e festave të nëntorit,  duke përcjellë vlerat më të larta të atdhedashurisë, krenarisë kombëtare, figurave dhe simboleve tona më të dashura, si dhe ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e popullit tonë. Këto janë çmimet sipas vlerësimit të publikut (përmes pëlqimeve reale) për tre albumet e publikuara sipas grupmoshave të klasave 1-5, 6-9 dhe 10-12. Së shpejti, këto piktura dhe të gjitha pikturat e tjera finaliste në të treja albumet do të ekspozohen në një ekspozitë të veçantë.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë