Personazhet politike këtë verë nuk janë kursyer të postojnë në rrjetet sociale video, apo foto nga pushimet familjare. Bashkë me familjen duket se po i kalon këto ditë të nxehta vere edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai ka zgjedhur rrjetin Instagram për të postuar një video ku shfaqet me të birin.

Drinin e ka prezantuar edhe herë tjetër, por sot ka vendosur t’i mësojë zhytjen, jo në det por në pishinë. Siç thotë vetë Tahiri, për të është dita e parë dhe me sa duket ia ka dalë me sukses.

“DT ia doli Zhytje e pastaj prap lart #1st #dive”, shkruan Tahiri teksa publikon videon.