Arijon Ibrahimovic do prezantohet te Frosinone në Serinë A të futbollit. Sulmuesi 17-vjeçar është pjesë e ekipit të parë të Bayern Munich, me kampionët e Gjermanisë që do e huazojnë shqiptarin në Serie A, kjo për të pasur më shumë minuta.
Siç raporton Gianluca Di Marzio, bavarezët nuk do privohen nga talenti i dalë nga moshat, duke e huazuar sulmuesin pa të drejtë blerje nga Frosinone. Me siguri ky do jetë një hap i mirë për shtatëlartin, që kërkon më shumë minuta për të treguar potencialin e tij.
Veç Frosinones, edhe dy klube nga Bundesliga 2 kërkonin shërbimet e Ibrës, ndërsa duket se sulmuesi ka dashur të provojë fatin në elitën e futbollit italian, duke u bashkuar me klubin e sapo promovuar në Serie A.