Icardi shpëton Interin në limit, Liverpool bie në Beograd

Icardi shpëton Interin në limit, Liverpool bie në Beograd

Ndeshja Inter-Batcelona

Inter dhe Barcelona ndanë nga një pikë në sfidën e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve, rezultat ky që duket se lë të kënaqura të dy skuadrat, që janë vetëm një hap larg kualifikimit.

Të dy golat u shënuan në minutat e fundit të sfidës, me katalanët që kaluan në avantazh me brazilianin Malcom në minutën e 83-të, ndërsa zikaltrit barazuan 4 minuta më vonë, me anë të kapitenit Mauro Icardi. Tottenhami arriti të fitojë me përmbysje, 2-1 ndaj holandezëve të PSV-së, duke mbajtur gjallë shpresat për t’u kualifikuar për në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Londinezët e panë veten në disavantazh që në minutën e dytë, por shënuan dy herë në 20 minutat e fundit, me anë të kapitenit Harry Kane, duke ngritur në peshë publikun e “Wembley-t”.

Në barazim 1-1 përfundoi një tjetër supersfidë e mbrëmjes së djeshme, ajo e luajtur në “San Paolo” mes Napolit vendas dhe francezëve të Paris Saint Germain. Këta të fundit gjetën të parët avantazhin me anë të Bernat, që shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa skuadra e Ancelottit barazoi në minutën e 63-të, kur Insigne shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Atletico e Madridit arriti të vërë nderin në vend ndaj Borussias së Dortmundit, teksa pas humbjes së thellë dy javë më parë në Gjermani, fitoi në “Wanda Metropolitana”, me rezultatin 2-0, falë golave të Saul dhe Griezmann. Fitore morën edhe Schalke 04, që mposhti Galatasarayn me rezultatin 2-0, e Porto që triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj rusëve të Lokomotivës së Moskës, duke ruajtur edhe kreun e grupit, me 10 pikë, ndërsa kualifikimi është thuajse i sigurt.

Më herët Liverpooli është dorëzuar dhe ka dalë pa pike nga Beogradi. Skuadra e Klopp u mposht me rezultatin 2-0 nga Crvena Zvezda. Vendasit shënuan dy gola të shpejtë me Pavkov në minutat e 22 dhe 29, duke marrë kontrollin e lojës dhe duke menaxhuar me perfeksion këtë avantazh të dyfishtë.

Nga ana tjetër, Liverpool krijoi shumë raste, por nuk arriti të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes dhe me këtë humbje ka vënë seriozisht në pikëpyetje, kalimin e grupeve, pasi tashmë duhet të garojë me Napolin e PSG-në, që e kanë ende edhe në ndeshej ndaj serbëve. Monaco nuk “gjen derman” as me Thierry Henry në stol, pasi dje është mposhtur me rezultatin e thellë 0-4 nga belgët e Club Brugge, në sfidën e luajtur në stadiumin “Louiss II”, të principatës franceze.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki