/ATSH/-ICTSmedia në bashkëpunim me kolegjin RIINVEST ka organizuar dhe mbajtur një takim me studentët e degës së Inxhinierisë Softuerike ku u zbuluan detaje të konkursit mbarëkombëtar, Albanian ICT Awards III.
Në kuadër të sensibilizimit të opinionit, qëllimi i këtij organizimi ishte shpalosja e vlerave rreth këtij eventi dhe inkurajimi i aplikatëve potencial për pjesmarrje në Albanian ICT Awards që organizohet për të tretin vit me radhë.
Gjatë këtij takimi, koordinatorët e Albanian ICT Awards, prezantuan në detaje mënyrat e aplikimit dhe kriterët e vlerësimit për shtatë kategoritë e çmimeve ICT Inovacioni i vitit, ICT Akademiku i vitit, ICT Mobiliteti i vitit, ICT Diploma e vitit, ICT Ylli në ngritje i vitit, ICT Femra Inovatore e vitit ku ky i fundit ka për qëllim të inkurajojë femrat e kualifikuara në hapësirën dixhitale si dhe të ndihmojë në mbylljen e hendekut gjinor të deritanishëm.
Ndërsa promovimi i kategorisë ICT Shërbimi Publik më i mirë i vitit, ka për qëllim të vë në pah për komunitetin e ICT-së dhe opinionin e gjerë, risitë më të mira të aplikuara nga institucionet publike si dhe mirënjohje për innovatorët e administratës publike.
Aplikimet për Albanian ICT Awards III, janë hapur nga 11 Shkurt 2015 dhe do të vazhdojnë të jenë të hapura deri me 31 Mars 2015. Pas kësaj date, juria do të mblidhet për të vlerësuar projektet ku do të krijoj një listë me disa prej projekteve më të vlefshme për secilën kategori, duke ftuar më pas aplikantë të bëjnë një prezantim të shkurtër ballë për ballë mbi punën e tyre.
Albanian ICT Awards III, vazhdon gjatë javës me takime të radhës në Tiranë dhe Prishtinë ku do të prezantohet eventi para studentëve dhe grupeve të interesit me qëllim të nxitjen e aplikantëve për pjesmarrje në garë. Workshop-et në Tiranë startojnë javën e ardhshme ku prezantimi i ardhshëm do të bëhet në një shkollë profesionale IT në Kamëz.
/Shqiptarja.com