Krijimi i Ushtrisë europiane, Trump kundër Macron: Ide e gabuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron janë takuar të shtunën në Paris, një ditë para ceremonisë madhështorë që pritet të mbahet atje me rastin e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Sipas mediave amerikane mësohet se gjatë takimit mes dy lidërve, në fokus të diskutimit ka qenë tema e sigurisë europiane lidhur me idenë e shtruar më herët nga presidenti i Francës Emanuel Macron për formimin e një “Ushtrie Europiane”, për t'i lejuar kontinentit europian të mbrohet nga kërcënimet e mundshme.

Duke e cilësuar propozimin e ardhur nga presidenti Macron, një ide të gabuar, Shefi i Shtëpisë së Bardhë shkroi më herët në Twitter se ishte " fyese” që kreu i Elizesë kishte bërë një thirrje për një ushtri të përbashkët të BE-së, për të trajtuar kërcënimet nga SHBA, Kina dhe Rusia.

“Po merremi vesh nga këndvështrimi i drejtësisë dhe dua të jem i drejtë, ne duam ta ndihmojmë Evropën, por në mënyrë të drejtë. Tani për tani barra ka qenë kryesisht mbi supet e Shteteve të Bashkuara. Macron e kupton se angazhimi i Shteteve të Bashkuara duhet të jetë i kufizuar”është shprehur presidenti Trump.

Shefi i Elizesë Macron ngriti çështjen e ushtrisë duke thënë se është e padrejtë padrejtë të kemi sot një sistem evropian të sigurisë të garantuar nga SHBA-ja dhe se ka ardhur koha që evropianët të krijojnë një system të vetin mbrojtje.

."Ne duhet të mbrojmë veten në lidhje me Kinën, Rusinë dhe madje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës," tha Macron në një intervistë televizive, transmeton Independent .

Deklarata e tij duket se ka sjellë dhe një reagim nga ana e presidentit të Shteteve të Bashkuara Trump i cili në një postim në Twitter, kritikoi idenë e tij duke vënë në dukje se Evropa së pari duhet të paguajë detyrimet që ka ndaj NATO-s.

“Shumë fyese, por ndoshta Evropa së pari duhet të paguajë pjesën e saj që i takon si detyrim ndaj NATO-s, të cilën SHBA e subvencionon shumë!”, shprehet Trump në Twitter.

Macroni ka kohë që po bën përpjekje për një forcë intervenuese evropiane por ideja ka hasur në një rezistencë ndërkombëtare, të cilat dëshirojnë të mbajnë kapacitetet ushtarake nën sovranitetin nacional.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë