TIRANE- Spitali Universitar "Mbretëresha Geraldinë" do të ketë tashmë një laborator të ri klinik - biokimik, të pajisur me gjashtë aparatura te reja ekzaminuese, ku nënat shtatzëna mund të bëjnë analizën e anemisë mesdhetare apo talasemisë, siç njihet ndryshe, shumë e përhapur në vendin tonë, sidomos në zonën e Myzeqesë. Deri tani kjo analize mund të bëhej vetëm ne klinikat private, ndërkohe që dhe për analizat e tjera për kontrollin e nënës shtatzënë, tashmë do të përdoren praktika moderne falë këtyre pajisjeve.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se me prokurimet e reja do të mundësohet pajisja e këtij laboratori me të gjithë reagentët e domosdoshëm. Unë besoj se edhe për vetë profesionistët e shëndetësisë, për mjekët që punojnë këtu, ka më shumë siguri sepse me një ekzaminim, me një diagnostikim më të mirë padyshim edhe kurimi, edhe medikamentet përdoren në mënyrë shumë më efikase", tha Beqaj.
Shkrimi u publikua sot (25.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com