Identifikohen shqiptarët që
vodhën orat “Rolex” në Bahrein

Identifikohen shqiptarët që<br />vodhën orat “Rolex” në Bahrein
TIRANE- Gjashtë burra të dyshuar se kanë qenë pjesë e një bande që organizoi grabitjen e orave “Rolex”, me vlerë 1.4 milionë dollarë, në Bahrein, janë identifikuar dje nga Interpoli. Deri më tani, ishte mësuar vetëm emri i një kosovari të kapur në kufirin shqiptar, ndërsa dje listës iu bashkuan edhe 2 shtetas nga Shqipëria, si dhe një maqedonas. Një njoftim me alarm të kuq u lëshua për 6 personat, pas një bastisjeje në dyqanin e orave “Rolex” në Bahrein, më 10 Shtator të këtij viti. Hajdutët janë janë identifikuar si Rrahman Aliu, 30 vjeç, nga Serbia, Petrit Frani, 32 vjeç, nga Shqipëria, Ekrem Gashi, 35 vjeç, nga Kosova, Astrit Dedaj, 23 vjeç, nga Shqipëria, Gentjan Abazi, 24 vjeç, nga Kosova dhe Din Gjergji, 36 vjeç, nga Maqedonia. Vjedhësit ishin maskuar si gra dhe kanë mësyrë në dyqan, pasi ishte mbyllur, në orën 22:00. Ata sulmuan një roje të sigurisë dhe ikën me 79 ora luksoze “Rolex”, me vlerë 1.4 milionë dollarë, sipas Interpolit.

Shkrimi u publikua sot (26.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja