Përveçse ëmbëlsira simbolike e Ditës së Verës dhe një përfaqësuese e denjë e qytetit të Elbasanit, tashmë ballokumja ka edhe një ruajtje të veçantë. Riti i përgatitjes së saj është shpallur pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale.
Lajmin e ka dhënë ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Riti Tradicional i Përgatitjes së Ballokumes shpallet pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale, si një ëmbëlsirë tradicionale që përfaqëson në mënyrë autentike identitetin dhe traditën tonë kulinare, e lidhur ngushtë me festën e Ditës së Verës dhe me rrënjë të hershme në trevën e Elbasanit”, shkruan ministri krah një videoje ku shihet përgatitja e recetës së vjetër.
Komente











